Kombëtarja e femrave mposht Greqinë dhe kalon në fazën kualifikuese të Botërorit

Kombëtarja shqiptare e femrave ka triumfuar 2-1 ndaj Greqisë në ndeshjen e fundit në grup dhe kalon në fazën kualifikuese të Botërorit 2019. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku Shqipëria kaloi e para në avantazh me Doçin në minutën e 16, ndërsa vetëm 2 minuta më pas Greqia barazoi rezultatin. Ndeshja u mbërthye në rezultatin 1-1 deri në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe kur të gjithë menduan se ishte Greqia e kualifikuara për më tej, Veliaj shënon golin e fitores dhe të kualifikimit për Shqipërinë, që tashmë kalon në fazën kualifikuese, duke u renditur e para në grup me 7 pikë. Në ndeshjen e parë, kombëtarja e femrave mposhti Kosovën 3-2, ndërsa barazoi 0-0 me Maltën.

Artikulli paraprakGJENDET KANABIS STIVA NE KUBIKE,NDALOHEN DY DJEMTE DHE NDIQET NE GJENDJE TE LIRE BABAI I TYRE
Artikulli tjetërI DËNUARI DY HERË QËLLON ME ARMË 25 VJEÇARIN NË HYRJE TË SHIJAKUT,ARRESTOHET