Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen U-19 të Kosovës.

Dy përballjet do të zhvillohen në datat 24 dhe 26 maj 2018, përkatësisht në datën 24 maj 2018 ora 17:00 në stadiumi “Elbasan Arena” Elbasan dhe në datën 26 maj 2018 ora 17:00 në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.

Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë është grumbulluar ku dhe po përgatitet për këto dy përballje miqësore.

Ajo që bie në sy është edhe prezenca e vetëm një futbollisti të Vllaznisë i cili është Enes Isufi që është grumbulluar me kombëtaren e 19 vjeçarëve.

Artikulli paraprakNGA SE PO VDESIN SHQIPTARËT?!
Artikulli tjetërTRAJNERI I VOLEJBOLLIT “NA KANË HARRUAR”