Zbardhen emrat e antarëve të Komisionit Hetimor për ministrin e Jashtëm të deleguar Gent Cakaj.

Komisioni Hetimor do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndërsa antarë janë: Ervin Salianji, Luan Rama dhe Xhemal Gjunkshin.

Nga ana e PS-së do të jenë pjesëmarrës në Komision do të jenë: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Alket Hyseni, Spartak Braho dhe Klotilda Bushka. Ky Komision do të hetojë se si DSIK i dha brenda një ditë certifikatën e sigurisë, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Cakajt.

Ngritja e një Komisioni Hetimor u kërkua nga presidenti Ilir Meta, e cila u mbështet nga LSI dhe PD. Çështjet që do të hetohen nga Komisioni janë: verifikimi i ligjshmërisë në pajisjen e Cakajt me “certifikatë sigurie” nga DSIK;

roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit në shkeljen e procedurave; arsyet e moszbatimit të ligjit nga Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar Cakajn të administrojë pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”

Artikulli paraprakME 230 KM/H, DREJTORI I AGJENCISË RAJONALE TË MJEDISIT PËRPLASI 10 MAKINA
Artikulli tjetërKUVENDI RRËZON KANDIDATURËN E BAHRI SHAQIRIT PËR NË KRYE TË KLSH-SË