Komisioneri Publik ankimoi sot vendimin e KPK për Besnik Cani prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas këtij Komisioneri Cani nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerësoi se,

bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,

duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, ” informon zyra e shtypit e Komisionerit Publik.

Artikulli paraprakSHKODËR, LAME: ABUZIMI SEKSUAL LUFTOHET NGA KOMUNIKIMI
Artikulli tjetërPOLICIA KAP KORRIERIN SHQIPTAR TË DROGËS ME 130 MIJË EURO KOKAINË