Kryetari i grupit parlamentar në PD-së, Alfred Rushaj tha se me vendimin e Konferencës së Kryetarëve u rikthye ligjshmëria në Kuvend. Rushaj tha se u ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Rushaj shtoi se nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor për ndonjë nga komisionet.

‘Vendimi që u mor sot në konferencën e kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë për sa i përket mbledhjes së komisioneve parlamentarë. Pas kërkesës sonë u ra dakord që të bëhen fizikisht.

U diskutua dhe u ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. E drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme. Nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor për ndonjë nga komisionet. Në nuk tërhiqemi nga ajo që kushtetuta.’- tha Rushaj.

Artikulli paraprakNDRYSHIMI I ORËS, NJË ORË PARA APO NJË PAS – AKOMA PA DAKORDIM RRETH DEBATIT TË SHUMËPËRFOLUR NË BRUKSEL
Artikulli tjetërRREZIMI I AVIONIT NE VERMOSH, POLICIA JEP DETAJE