Komisioni i CEZ, Berisha: Nuk mund të flas para një shpifësi ordiner, ti kërkon të shpëtosh Edvin Ramën nga 35 vite burg

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në komisionin hetimor të çështjes CEZ. Gjatë fjalës së tij hyrëse, ish-kryeministri deklaroi se nuk mund të deklaronte para një shpifësi ordiner. “Një shpifës ordiner, nuk ke kredenciale, autoritet. Je një i dënuar i formës së prerë. Nuk ke pranuar ekzekutimin e vendimit. Në këto kushte nuk mundet që shpisëfi i dënuar nga Kodi Penal për shpifje të ndyra dhe që u zotua para shqiptarëve që nuk jam dënuar kurrë. Unë në respekt të Kuvendit, deklarova se në rast se nuk je dënuar dhe unë para sektorit ligjor dhe parlamentit vendosa të respektojë parlamentit. Je një shpifës i ndyrë dhe nuk pranon të paguajë 10 mln lekë gjobë. Je dy herë kriminel, njëherë për shpifje e një herë për mos pagim”, u shpreh në fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkaq pasi kryetari i këtij komisioni Taulant Balla ka lexuar një dokument të vitit 2006 të Kuvendit në lidhje me dënimin për shpifje, se nëse dikush është i dënuar për një vepër që s’ka lidhje me objektin e komisionit nuk duhet të largohet. |Kjo është një tjetër shpifje. Ti je fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Je shpifës, shpifës ordiner. Kërkon që të shpëtosh Edvin Kristaq Ramën nga 35 vite në qeli dhe i keni shkaktuar më shumë se 3 miliardë dëme ekonomisë shqiptare”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Artikulli paraprakULET AKCIZA E GAZIT, BISEDIMET PS-LSI E ÇOJNË NË 8 LEKË PËR LITËR
Artikulli tjetërGRABITJE SPEKTAKOLARE NË LION TË FRANCËS. HAJDUTËT, NË ARRATI ME 70 KG AR