DEBATE NË PARLAMENT MES DEPUTETËVE TË MAZHORANCËS DHE OPOZITËS. Kreu i Komisonit të Ligjit, Fatmir Xhafaj ka rrëzuar pretendimet e Presidentit Nishani për emërimet në Gjykatën e Lartën. Sipas Fatmir Xhafajt me ligjin e ri synohet transparenca dhe objektivitet dhe vlerësim në meritën e kandidatëve që do të përzgjedhin.

Gjatë fjalës së tij, Xhafaj u shpreh se me ligjin që është aktualisht nuk ka transparencës pasi askush nuk e di se kush ishte kandidatura më e mirë, apo kush kandidoi. Ndërkohë që deputeti i PD, Eduard Halimi ka qenë pro kthimit të ligjit pas sipas tij shkelet Kushtetuta. Kuvendi ka rrëzuar dy dekretet e Nishanit për kthimin e ndryshimet të ligjit për KLSH dhe Gjykatën e Lartë. Mazhoranca ka votuar kundër dekretin e Presidentit Bujar Nishani për kthimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, ku  78 deputetë votuan kundër këtij dekreti 39 pro dhe vetëm 1 abstenoi. Po ashtu mazhoranca ka rrëzuar edhe dekretin e Nishanit për kthimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. 76 deputetë kanë votuar kundër, 40 deputetë pro ndërsa njëri prej tyre abstenoi.