Kosova merr një lajm të mirë nga Brukseli. Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave me 30 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime.

Tashmë çështja për liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës kalon tek Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje nder-institucionale për Liberalizim.

Qytetarët e Kosovës presin fundin e vitit për vendimin përfundimtar që do i hapte rrugën lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian.

Zyrtarët e BE kanë deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave.

Artikulli paraprakNËSE BËNI MË PAK SE TRE JAVË PUSHIME NË VIT VDISNI TË RINJ
Artikulli tjetërQEVERIA GATI MIRATIMIN E KARTËS SË QYTETARIT PËR SHËRBIMET PUBLIKE