SPECIALISTI GOCAJ: E KEMI PASTRUAR DISA HERË, BANORËT MË TË NDËRGJEGJSHËM. Komuna Ana e Malit pranon situatën jo normale në përroin e Oblikës dhe ndotjen që i bëhet çdo ditë atij përroi në një masë të konsiderueshme.

Specialisti i bujqësisë në komunën Ana e Malit Valentin Gocaj thotë se vetë komuna ka bërë disa herë përpjekje për ta pastruar por sërish banorët kanë vijuar që të hedhin mbeturinat duke ndotur pothuajse krejtësisht përroin e Oblikës. Specialisti në Komunën Ana e Malit thotë se duhet që vetë qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm dhe mos t’i hedhin mbeturinat në përroin e Oblikës. E pikërisht vështirësia më e madhe qëndron në bindjen e banorëve të zonës që mbeturinat t’i hedhin në kazanët që janë të vendosur aty pranë. Prej kohësh përroi i Oblikës dhe i Garucit janë të ndotur duke sjellë një dëm të konsiderueshëm mjedisor sepse mbeturinat që i merr rrjedha e ujit përfundojnë në lumin Buna.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/BT-Pa_9pgjQ?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTOM DOSHI PËR TË 6-tën HERË NË PROKURORI
Artikulli tjetërNJË ÇANTË E DYSHIMTË NË SHKODËR, ALARM I RREMË PËR BOMBË