Një impuls dinjitoz për të ardhmen e shoqërisë.

Kështu e kanë konsideruar përfaqësuesit e besimeve fetare, në vendin tonë kauzën e studentë të cilët po protestojnë prej disa ditësh duke kërkuar përgjysmimin e tarifave studentore dhe përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së mësimdhënies në kuadër të reformimit të sistemit arsimor.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat përfaqësuesit e klerit shqiptar theksuan se dialogu është rruga më e mirë dhe e dobishme për t’u gjendur zgjidhja për kërkesat e paraqitura nga studentët.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të Komunitetit të Bektashinjve janë shprehur se kauza e drejtë e studentëve duhet të përkrahet nga qeveria dhe qytetarët dhe ndaj duhet gjetur gjuha e përbashkët për të arritur një marrëveshje.

Kryegjyshi Boterore i Bektashinjve Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj vlerëson nismën e studentëve, duke thënë se kërkesat e studentëve janë dobiplota.

“Kërkesat e studentëve dobiplota. Bashkojmë zërin tuaj me tonin dhe lutemi për gjendjen e gjuhës së bashkëpunimit”, ka thënë përfaqësuesi i Kryegjyshatës Botërore të bektashinjeve baba Edmond Brahimaj.

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i Vëllazëria Ungjillore, Ylli Doçi është shprehur në mbështetje të kauzës së studentëve duke thënë se zëri i të rinjve është zëri i mençurisë ndaj duhet dëgjuar dhe mbështetur.

Ndërkohë edhe përfqësuesi i Komunitetit Mysliman, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra e ka quajtur protestën e studentëve një impuls dinjitoz që e ndihmon shoqërinë dhe dijen të ecë përpara.

“Protesta një impuls dinjitoz. Mirënjohje për reagimin qytetar të studentëve mbi kërkesat legjitime . Jo më nëpërkëmbje altarit të dijes. Kryeministri të këpusë tentakulat e korrupsionit në auditore.

Është ora që zëri kumbues i studentëve të përkthehet në komunikim dhe dialog. Të flitet hapur, sy më sy qeveri student për zgjidhje konkrete”, Ylli Gurra, Myfti i Tiranës

Ndërkohë, edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Henri përkrahu kërkesat e studentëve, duke thënë se ata duhet të mbështeten dhe shteti duhet t’i ndihmojë gjithmonë studentet.

Artikulli paraprakHIQEN POSTBLLOQET, URDHRI I LLESHAJT: JO POLICË NË SEMAFORË!
Artikulli tjetërGRAVURA E RRALLË, PIKTURA ME DY SHQIPTARË NË “KAFENENË ORIENTALE” NË TRIESTE