
Në sallën “Kardinal Mikel Koliqi’ në kadedralen “Shën Shtjefni’ në Shkodër u zhvillua një aktivitet kulturor në kuadër të festës së “Zojës së Shkodrës” .
Këshilli i kishës në bashkëpunim me të rinjtë e famullisë organizuan një shafqje festive nën me pjesë artistike, muzikë e recitime, duke i dhuruar të pranishmëve një mbrëmje të ngrohtë plotë gjallëri.
Festa e Zojës së Këshillit të Mirë mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare për qytetin e Shkodrës, një simbol i qëndresës, besimit dhe traditës shekullore që transmetohet brez pas brezi.


