Tiranë – Koncert-protestë, Shoqëria civile dhe AKIP “Kundër importit të mbetjeve”

Emra të njohur të muzikës shqiptare por që tashmë kanë prekur skenat botërore si Eda Zari dhe Elina Duni sëbashku me aktivistët e shoqërisë civile janë bërë bashkë në koncert-protestën kundër importit të plehrave në Tiranë. Ambjentalistë dhe artistë i thanë jo ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri. Me dhjetëra qytetarë i janë bashkuar koncertit-protestë kundër importit të mbetjeve. Aktivistët e shoqërisë civile dhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Eda Zari dhe Elina Duni, kërkuan që të mos lejohet importi i mbetjve në Shqipëri pasi do të shkatërronte këtë vend. Kozara Kati: Ne do të luftojmë me të gjitha forcat, të gjithë shqiptarët duhet të bëhen në këtë kauzë palë, për të mos lejuar politikën që të shkatërrojë jetën tonë dhe të fëmijëve tanë. Eda Zari: Është e drejta jonë në rradhë të parë si qytetarë dhe pastaj si artistë tut hemi jo mbetjeve, këtu në Shqipëri nuk ka vend. Elina Duni: Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar dhe në këtë moment po ndjehemi artistë dhe qytetarë shumë të përgjegjshëm. Kjo protestë ishte e veçantë pasi kërkoi sensibilizim me anë të muzikës ndërsa të gjithë qytetarët mbanin në duar kartona të kuq që simbolizonin një jo për ligjin e mbetjeve. Reagim qytetar me anë të aktivistëve dhe ambjentalistëve nisi më 29 tetor në Valbonë kundër ndërtimit të HEC dhe vazhdoi në përpara piramidës në Tiranë kundër ligjit të kthyer për rishqyrtim nga presidenti Nishani për importin e mbetjeve.

Artikulli paraprakBANDA SHQIPTARE NE ITALI,KRYEN 114 GRBITJE PREJ 200 MIJE EUROSH
Artikulli tjetërATHINA REAGON PER HIMAREN:E PAPRANUESHME PRISHJA E SHTEPIVE TE MINORITAREVE GREKE