Tingujt e grupit kosovar “NA” të përzier edhe me freskun e mbrëmjes pas një dite sahariane, hapën aktivitetin e përvitshëm “Koncertët e verës” të organizaur nga bashkia e Shkodrës.

Në bashkëpunim edhe me KUJU STUDIO nën drejtimin artistik të Enis Mullaj jeta kulturuore e artistike e qytetit do të gjallërohet për gjashtë të marta me radhë në vende të ndryshme ku do të përformojnë grupe të reja dhe të afirmuara të muzikës shqiptare.

Plazhi i Velipojës do të jetë destinacioni i fundit i këtij aktiviteti ku më 15 gusht “Revolt Klan” do të jenë të pranishëm nën një natë me show e argëtim brenda. Ndërkohë, deri atëherë, shijoni pas pak ditësh eskluzivisht në Star Plus, natën e parë të Koncerteve të verës.

Artikulli paraprakSHKODËR, VATËR ZJARRI NË SHTODËR
Artikulli tjetërTURIZMI NË SHKODËR