Nis konferenca e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit te Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç.

Rama: Kjo nisëm nuk është përjashtuese. Nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar në Tiranë të gjithë dhe më lejoni ta them hapur se refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën.

Jemi këtu për të ndërtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e shprehur nga të gjitha vendet për tu bërë pjesë e BE-së.

Artikulli paraprakSHENGENI BALLKANIK, NISHANI: INICIATIVË E DËSHTAKËVE TË INTEGRIMIT EUROPIAN, SHQIPËRIA PO KTHEHET MBALLOMË E GËNJESHTRËS SË SERBISË
Artikulli tjetërRAMA: PLAGËT E VJETRA NUK KUROHEN ME HELM DHE ACID! VETËPËRJASHTIMI NUK SJELL ASNJË TË MIRË