Në data 11 deri me 14 Maj 2016 në Dubrovnik të Kroacisë, janë zhvilluar një sere aktivitetesh ndërkombëtare sikurse Open Days e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik si dhe Forumi i Parë EUSAIR.

Ne këto dite u organizuan disa panele, krahas atij ne nivel qeveritar te organizuar nga Komisioni Europian, Autoriteti Menaxhues i Programit IPA Adriatik kishte organizuar disa ëorkshope për sa i përket Parandalimit të parregullsive financiare në programet evropiane të bashkëpunimit territorial. E pranishme ne kete takim ka qene edhe kryetarja e qarkut te Shkodres, zonja Greta Bardeli e cila gjate fjales se saj u shpreh se Zgjidhja e kësaj krize fillon me gjeste të vogla, të tilla si ajo e bërë nga Papa Françeskut në Lesvos – Greqi pak ditë më parë, duke pranuar 12 refugjatët në Vatikan duke i dhënë një sinjal për të gjitha shtetet që kanë vështirësi të marrin mbi supe përgjegjësitë e këtyre jetëve njerëzore të cilat nuk duhet të trajtohen si numra, por si njerëz qe sot kane nevoje për ndihmën tonë. Shtetet evropiane kanë treguar gjithmonë kapacitetin e mirëseardhjes dhe integrimit për të huajt, dhe këto aftësi, tani më shumë se kurrë duhet të na ndihmojnë për të gjetur mënyra për të zgjidhur krizën e migrimit dhe refugjatëve, pse jo, përmes shfrytëzimit nga mundësitë e krijuara nga programet e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian. Diskutime rreth tematikave te strategjisë se Bashkimit Europian për zonën Adriatiko-Joniane EUSAIR (Blu Grouth apo Zhvillimi Blu, Cilësia në Ambient, Lidhjet në mes qarqeve dhe turizmi i qëndrueshëm), ku përveç diskutimeve te partnereve te ndryshëm ne projekte te ndryshme, u projektuan nëpërmjet monitorëve në zonën e ekspozitës për të gjitha projektet e IPA-s, videot e realizuara për zhvillimin e gjithë kësaj zone, si dhe për krizën e migracionit me te cilën duhet te përballen vendet evropiane dhe ato të zonës tonë.

Artikulli paraprakE DREJTA E INFORMIMIT, BASHKIA SHKODËR E PARA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërS’PAGUAN 3 VITE QERA, VLLAZNIA HIDHET NË GJYQ NGA PRONARËT