1.Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e një të treti, konkretisht :

 

•Prekë Miri, 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim.

•Barut Rexhahmataj, 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”,

Si dhe u bë shpallja në këkim e shtetasit :

K.P, 30 vjeç, banues Shkodër, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim.

Më datë 09.08.2016 është njoftuar Salla e Komandimit të Komisariatit Shkodër, se mes shtetasve Prekë Miri , shtetasit K.P dhe shtetasit S.S ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Mënjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë masa të menjëhershme dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Prekë Miri së bashku me shtetasi K.P për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin S.S, 54 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale : 7 gëzhoja mod 56, një fishek mod 56, si dhe një kapak i kutisë së tytës së një arme zjarri. 

Materialet për këtë hetim i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje.

 

———

 

2.Gjithashtu nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, vijon intensivisht puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapet një shtetas për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, konkretisht :

•Gjokë Delilaj, 53 vjeç, banues në fshatin Bleran Shkodër.

Më datë 09.08.2016 u bë arrestimi dhe ndalimi i këtij shtetasi pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 03.03.2016 e ka dënuar me 12 muaj heqje lirie.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Artikulli paraprakPOPULLATA PA UJË, ILAÇE DHE ENERGJI :OBK KËRKON ARMËPUSHIM HUMANITAR NË ALEPO
Artikulli tjetërINSPEKTORIATI I PYJEVE SEKUESTRON 6 METËR STER DRU ZJARRI