Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në periferi të Romës, në Itali.
Sipas mediave nga vendi fqinj, një shqiptar ka mbetur i vrarë në zonën e Nettunos, në bregdetin jugor të Romës.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti verbal për arsye familjare mes viktimës dhe kunatit të tij, i cili në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar për vdekje.

Fqinjët që dëgjuan të shtënat, të alarmuar lajmëruan policinë.
Viktima është një 45 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa karabinierët arrestuan autorin, një 50-vjeçar.

Artikulli paraprakVDES 16-VJEÇARI PASI VETËVARET
Artikulli tjetërPRESIDENTI ILIR META TAKON ALBIN KURTIN