Një grua 55-vjeçare nga Armathi i Durrësit ka përfunduar e plagosur keq nga rrahja prej tre burrave, kunatit të saj dhe dy djemve të tij.

Policia e Durrësit i ka akuzuar ata për vrasje mbetur në tentaivë. njoftoi se më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e dëmtuar Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal.

Artikulli paraprakHIPOTEKA, “ARREST ME BURG” PËR TRE SHTETAS
Artikulli tjetërKONTROLLE NËPËR BURGJE, 13 TË PROCEDUAR, GJENDEN TELEFONA DHE DROGË