Drejtuesit e taksive në qytetin e Shkodres po zhvillojne nje greve 2 oreshe.

Drejtuesit e taksive thonë se prej vitesh nuk ndërhyhet ndaj mjeteve të palicensuara. Konkurenca e pandershme e shërbimit taksi 4+1, eshte arsyeja e greves se shofereve shkodrane.

Sipas drejtuesve të taksive 4+1, nga tregu informal ata nuk po arrijnë të sigurojnë as të ardhura minimale për familjet.

Taksistët kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe në mënyrë të veçantë heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicencuara dhe që veprojnë në mënyrë pirate.

Prej vitesh taksitë që paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur te zgjidhin shqetësimin kryesor, konkurrencën e pandershme nga të palicensuarit.

Artikulli paraprakTË PARËT NË RAJON PËR NUMRIN MË TË LARTË TË DITËVE TË PUSHIMIT, SI RENDITEMI NË BOTË
Artikulli tjetërVLLAZNIA B BOJKOTON STËRVITJEN: S’MARRIM PAGAT PREJ 1 VITI