Shefi i komisaritit të policisë Shkodër Hamdi Shullani ka sqaruar opininon publik lidhur me postbllokun e ngritur në Prekal, ku banorët kontrollohen dhe u kërkohen mjete identifikimi duke i lënë me orë të tëra pa shkuar në shtëpitë e tyre .

Sipas Shullanit postblloku ka dy qëllime, atë të goditjes së grupeve kriminale që kultivojnë kanabisin në zonën e Dukagjinit

ndërsa synimi tjetër ka të bëjë me garantimin e sigurisë publike për të gjithë turistët që frekuentojnë zonat e Prekalit apo Thethit të cilat mbipopullohen gjatë sezonit të verës.

Nderkohe Kryebashkiakja Ademi duke iu referuar rruges se Dukagjinit, u shpreh se bashkia ka një javë që po merret me cështjen e transportit

në mënyrë që të nisë procesi i aplikimit për banorët e interesuar që duan të bëjnë me mjetet e tyre rrugën nga Shkodra drejt Dukagjinit pasi momentalisht vetëm një operator është i licensuar.

Para disa ditësh banorët e Dukagjinit nuk u lejuan nga policia që të shkojnë në shtëpitë e tyre, dhe kjo pas sqarimit që bëri policia kryhet pasi furgonët që bëjnë transportin e udhëtarëve janë të palicensuar dhe jashtë parametrave fizikë e teknikë .

Ndërsa nga ana tjetër policia i kërkon cdo banori mjetin e identifikimit.

 

Artikulli paraprakVELIPOJA NË PRAG TE SEZONIT
Artikulli tjetër“BASHKË KUNDËR DROGËS”