Qarku i Korçës prej disa ditësh është në kulmin e aktivitetit sizmik, ku vetëm gjatë 7 orëve të fundit në këtë zonë janë regjistruar 16 lëkundje.

Tërmeti i parë për datën e sotme ka rënë vetëm 20 minuta pas mesnatës dhe ishte me magnitudë 1.6 ballë. Ndërsa i fundit është regjistruar në orën 07:05 me magnitudë 2.2. Ky tërmet epiqendrën e ka patur në Leshnja të Korçës.

Ndërkohë nga 16 lëkundje tre prej tyre kanë qenë të një shkalle të konsiderueshme prej 3 ballësh të cilët kanë rënë 22 km në Jug të Korçës. Ndërsa lëkundja më e lëhtë është regjistruar në Nikolicë, 1.1 rihter.

Në qytetin e Korçës fshatrat më të prekur janë Floqi, Vidova dhe Qafë Zezë. Në këto fshatra janë dëmtuar në total 307 banesa të dëmtuara, 95 prej tyre të shkatërruara. Ndërsa familjet e këtyre zonave prej ditësh janë strehuar në çadrat e vendosura nga Emergjencat Civile.

Nga ana e qeverisë janë marrë masat dhe janë ngritur grupe për të shqyrtuar dëmet e shkaktuara. Së fundmi në fshatin Floq ka qënë edhe kryeministri Rama i cili ka premtuar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara do të rindërtohen brenda verës.

Artikulli paraprak‘JEMI NË DORË TË KRIMIT, MERRNI NË DORË FATET E VENDIT’/ LEFTER MALIQI BËN THIRRJE PËR PROTESTA
Artikulli tjetërKOSTOJA EKONOMIKE DHE MUNGESA E STAFIT, PLANIFIKOHET MBYLLJA E 9 GJYKATAVE