Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, fqinj me 67-vjeçarin Petrika Treska që u vra mbrëmjen e të enjtes në Korçë është arrestuar nga policia si i dyshuar për krimin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr. 7.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë” njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 65-vjeçari dyshohet si person me probleme mendore, dhe mësohet se shkak për konfliktin me viktimën është bërë llamba elektrike në shkallë.

Dy shtetasit janë konfliktuar te dera e banesës. Më pas Bezhgolli e ka qëlluar 5 herë me thikë Treskën dhe e ka futur të plagosurin brenda banesës së tij.

Kur ka mbërritur në banesë bashkëshorja e Treskës, e ka gjetur në gjendje të rëndë sapo ka hapur derën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës thikë, i përdorur në krim nga autori i dyshuar Apostol Bozhgolli.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVETPLAGOSET ME ARMË NË KURBIN 19-VJEÇARI, FAMILJARËT E TRANSPORTOJNË DREJT TRAUMËS
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË LEHTA E KALIMTARE…MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME