Pedagogët e Universitetit të Elbasanit të arrestuar për korrupsion, pasi iu merrnin para studentëve në këmbim të notave kaluese, kanë dalë sot përpara Gjykatës ku do të njihen me masën e sigurisë.

Dy ditë më parë në prangat e policisë dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,

Albert Riska si dhe dy pedagoget Elvira Lumi dhe Erjola Calja. Krahas tyre u arrestuan edhe dy sekserët Petrit Kodra e Admirim Kala si dhe dy studentët Adem Ngjela e Marius Calja.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë për shtatë të arrestuarit. Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe

ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Aksioni në fjalë vjen në prag të sezonit të provimeve. Ndërkohë mësohet se organi i akuzës vijon hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se Shefja e Departamentit të gazetarisë Elvira Lumi pas arrestit ka pësuar gjendje shoku e lidhur kjo me sëmundjen e hershme për të cilën merrte edhe mjekim. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi kjo ka qenë kërkesa e të akuzuarve.

Vendimi i gjykatës së Elbasanit:
Dekani Albert Riska arrest me burg;Shefja e Departamentit të Gazetarisë Elvira lumi arrest me burg 60 ditë;Pedagogia Eriola Calja arrest shtëpie;Studenti Marjus Calja arrest burg;
Studenti Adem Ngjela arrest shtëpie;Sekseri Petrit Kodra arrest me burg;Sekseri Admirim Kala arrest shtëpie

Artikulli paraprakMAKINA KTHEHET PËRMBYS, PLAGOSEN 3 TË RINJ
Artikulli tjetërBUSHATI-KOZIAS,MARREVESHJE PER NJOHJEN E NDERSJELLTE TE PATENTAVE