Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Shkodrës. Jurgen Haberi 20 vjeç, banues në Lezhë është arrestuar në kuadër të operacionit “The Bill” që u finalizua para pak ditësh me arrestimin e dy pedagogëve

, një grupi studentësh dhe dy roje private që sipas prokurorisë luanin rolin e sekserëve. 20m vjeçari Jurgen Haberi është pjesë e grupit të studentëve që u arrestuan fillimisht të akuzuar për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në operacionin “The Bill” u arrestuan dy pedagogët e degës së historisë Simon Lufi dhe Rokin Dabërdaku. Shkalla e parë vendosi masën “arrest shtëpie” për pedagogët dhe më pas gjykata e apelit liroi pedagogun Rokin Dabërdaku ndërsa la në fuqi masën “arrest shtëpie” për Simon Lufi. Studentët e tjerë të arrestuar u liruan me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërsa vijojnë në jenë në paraburgim dy rojet private. Edhe 20 vjeçari Jurgen Haberi, student në universitetin e Shkodrës akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ndërsa me 20 nëntor gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 vjeçarin. Policia e Shkodrës ka arrestuar edhe 31 vjeçarin Mark Lika, banues në Pukë. Edhe ky shtetas akuzohet për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 31 vjeçari është pjesë e çështjes të korrupsionit nga ish-pedagogu i fakultetit të drejtësisë Fran Qafa duke luajtur rolin e sekserit në dhënien e parave për notë kaluese për një student. Ish-pedagogu Fran Qafa vijon të jetë i shpallur në kërkin nga policia ndërsa u shfaq në një video në emisionin investigative “Fiks Fare” në 14 tetor të vitit të kaluar.

Artikulli paraprak“BOASTER” – OPERACION I MADH ANTIDROGË, ARRESTOHEN 22 PERSONA, 2 NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërINTEGRIMI I KOMUNITETIT ROM DHE EGJIPTIAN