Tri subjektet opozitare në Kosovë “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, nuk kanë qëndrim të njëjtë sa i përket mënyrës së kundërshtimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e cila pritet të ratifikohet në Kuvend më 1 shtator 2016.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të mos i bashkohet protestës së 1 shtatorit për demarkacionin pasi zyrtarët e këtj subjekti politik kanë deklaruar që do ta rrëzojnë Marrëveshjen përmes votës. “Nisma për Kosovën” gjithashtu akoma nuk kanë deklaruar akoma formën me atë të cilës do ta kundërshtojmë demarkacionin por as nuk kanë pohuar që do ti bashkohen protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja. Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se ky subjekt politik tashmë ka filluar punën dhe angazhimin për protestën e 1 shtatorit, në mënyrë që ajo të jetë masive.

Artikulli paraprakFRANCË, KLITH “ALLAHU AKBAR” DHE PLAGOS NJË HEBRE ORTODOKS
Artikulli tjetërDE BIAZI: SHQIPËRIA SHKON E PARA NË BOTËROR