Kosova ndeshet me Turqinë në Shkodër për Kupën e Botës. Trajneri Bunjaki shpreson të arrijë fitoren

Kosova do të luajë sonte në Shkodër, ndeshjen eleminatore të radhës në Botëror ndaj Turqisë. Trajneri Bunjaki vlerëson kundërshtarin, por beson se mund të arrihet edhe një fitore. Grupi nuk është I plotë dhe kjo prish jo pak punë. Megjithatë, Kosova shpreson që të tregojë se është bërë më e fortë, tani që vjen ndeshja e gjashtë eleminatore e Botërorit, ajo ndaj Turqisë. Në “Loro Boriçi” të Shkodër, shtëpia e vet për momentin, formacioni kosovar do të dalë në fushë me mungesa në orën 20;45. Trajneri Albert Bunjaki e vlerësoi Turqinë si një nga pretendentët për kualifikim, si ekip me lojtarë shumë të mrië, dhe një trajner të madh dhe me përvojë si Terim. Githsesi, Bunjaki ka besim. Trajneri i Kosovës spjegoi se përse tani ndihet më i sigurt se në fillim të eleminatoreve, ndërsa ka fituar deri tani vetëm 1 pikë. Turqia erdhi në Shkodër pas skandalit të futbollistit të saj, Arda Turan, që u përjashtua nga ekipi pasi goditi një gazetar. Trajneri Fatih Terim, gjykon kështu. “Problemi që patëm në ekip nuk do të ndikojë në ndeshjen ndaj Kosovës, pavarësisht sesa I rëndë ishte. Unë kam aq përvojë në karrierën time sa të di të menaxhoj situata të tilla. Nuk dua të merrem më gjatë me këtë problem, por të flas për ndeshjen. Kosova po përparon me shpejtësi dhe disa herë ka qenë afër marrjes së pikëve. Gjithsesi, unë pres fitore nga skuadra ime, pasi synojmë kualifikimin për në Botëror. Bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme”.

Artikulli paraprakIZRAEL-SHQIPËRI, DEL FORMACIONI JA SI DO LUAJNË KUQEZINJË
Artikulli tjetërRAMA: NA VOTONI TË SIKTERISIM NGA PUSHTETI PARTITË E TEPSISË