Kotzias: Shqiptarët nacionalistë si japin nënshtetësinë Janullatosit

“Shqipërisë për marrëveshjen e detit u bë ose jo me ndërhyrjen e Turqisë, siç e ka akuzuar edhe Sali Berisha. Është çështje e tyre e brendshme. E tha Berisha që ai veproi me urdhër të një vendi të tretë, unë s’kam çfarë të them. Është problemi i tyre”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, i Greqisë Nikoz Kotzias kur u pyet në lidhje me deklaratat e Ramës në televizionin grek për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dhe anulimin nga Gjykata Kushtetuese. I pyetur nga gazetarët për intervistën e kryeministrit shqiptar për televizionin SKAI dhe konkretisht për shfrytëzimin e rezervave natyrore në detin Jon, Kotzias ka përdorur ish-kryeministrin Sali Berisha për të sulmuar Ramën. Diplomati grek u ndal edhe te nacionalizmi, duke deklaruar se i ka rekomanduar Shqipërisë që të ulë tonet në prag të fushatës elektorale. “Kemi vënë re shfaqjen e një nacionalizmi të fuqishëm nga ana e një pakice të elitës politike në Shqipëri. Edhe kundërshtimi i tyre për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas është një tregues i këtij nacionalizmi”, ka deklaruar Kotzias. Në fund, Kotzias theksoi se Shqipëria duhet që të respektojë traktatet ndërkombëtare për minoritetet. “I kemi thënë Tiranës që për t’u integruar në familjen europiane përvec luftës ndaj krimit dhe korrupsionit duhet të respektojë edhe minoritetin” përfundoi ai.