Komisioneri Publik ka ankimuar në KPA vendimin për lënien në detyrë të Natasha Prifti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë.

Komisioneri Publik ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të shkarkojë nga detyra prokuroren.

Sipas Komisionerit ka shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në maj në detyrë prokuroren Prifti. KPK nuk gjeti probleme me pasurinë e prokurores. Ajo nuk zotëronte asnjë pasuri të paluajtshme dhe hetimi u krye mbi të ardhurat e bashkëshortit.

Artikulli paraprak“PASTRIMI I PARAVE”, MAXHORANCA BËN NDRYSHIME NË LIGJ, VEÇ ZYRTARËVE DO TË DEKLAROJNË PASURINË EDHE FAMILJARËT E TYRE
Artikulli tjetërCOVID DO T’I NGJAJË NJË FTOHJEJE TË ZAKONSHME! KUR E PARASHIKOJNË EKSPERTËT TË NDODHË KJO GJË?