Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13:00 për të marrë një vendim për ndërprerjen ose jo të mandatit të deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. Dy ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që ti vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër. Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Për këtë të fundit, avokati i tij Theodhori Sollaku në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk ka asnjë provë që klientit të tij të mund ti hiqet mandati.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT SHPENZOJNË TË PAKTËN 140 MLN $ NË VIT NË KËRKIM TË “FATIT”
Artikulli tjetërBERISHA SHKRUAN: MBI 300 VRASËS, GRABITËS E TRAFIKANTË QARKULLOJNË TË LIRË