KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

KQZ ka miratuar rregullat që do të ndiqen për personat që do të lejohen në qendrat e votimit. Në rast të incidenteve KZAZ njoftojnë komisionerët dhe KQZ që më pas veprojnë duke njoftuar forcat e rendit. Klement Zguri: KQZ vendosi gjatë ditës së votimit nga momenti i hapjes së qendrave të votimit në orën 07:00 deri në momentin e mbylljes në orën 19:00 ndalohet qëndrimi, grumbullimi apo çdo veprimtari tjetër i personave të cilët nuk janë të parashikuar nga neni 110 i kodit zgjedhor në obejektet ku janë vendosur qendrat e votimit. Në rast se anëtarët apo sekretari i Qendrës së Votimit konstaton këtë fakt mban një procesverbal dhe njofton KZAZ përkatëse dhe KQZ. KQZ apo KZAZ ia përcjell njoftimin organeve të policisë së shtetit për të marrë masat e nevojshme për të garantuar zhvillimin e rregullt të votimit.

Artikulli paraprakSHQIPTARI I DEHUR KËRCËNON ME ARMË POLICINË NË ATHINË
Artikulli tjetërRIKTHEHET BANDA E ‘AUDIT TË VERDHË’, PROKURORIA: 2 VITE BURG PËR SHOFERIN E ‘ÇMENDUR’