Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po zhvillohet rinumërimi i disa kutive të votimit të qarkut të Tiranës.

Deri tani është mbyllur numërimi i qendrës së votimit 1558/1, që i ka dhënë PDIU-së një votë plus. Gjithashtu është mbyllur numërimi i qendrës së votimit 2113, ku sërish PDIU ka siguruar një vote plus.

Qendra numër 1587/1 i ka dhënë ndërkohë dy vota plus partisë së kryesuar nga Shpëtim Idrizi. Ndërkohë, kuti të tjera të rinumëruara, pas pretendimeve të kësaj partie për parregullësi, kanë rezultuar në rregull.

Artikulli paraprakPOLICIA “KORR” DUKAGJININ, ASGJËSOHET KANABISI
Artikulli tjetërKARROCA INVALIDITETI PËR ATA QË KANË NEVOJË