Këtë të diel, besimtarët katolikë në Shkodër festuan ditën e Trinisë së Shenjtë. Edhe në Kishën Don Bosko u zhvillua mesha e shenjtë, në të cilën morën kungimin e parë 21 fëmijë.

 

21 vajza dhe djem, dashamirës të besimit morën për herë të parë kungimin përmes një ceremonie të veçantë në meshën e mbajtur nga Dom Bledar Huba. Djetra besimtar u mblodhën për të parë nga afër afrimin e fëmijëve me besimin dhe zotin.

 

Në fjalën e tij, Dom Bledar Huba, kërkoi nga fëmijët dhe prindërit një afrim më të madh me besimit. Sipas tij, kongimi i parë nuk duhet të jetë thjeshtë një ceremony, por një afrim i madh me besimin.

 

Për minuta të tëra, atmosfera festive me fëmijët kulmoi me marrjen e kungimit dhe krejt në fund shpërndarja e certifikatave.

 

Dita e Trinisë së Shenjtë vjen vetëm një javë pas Ditës së Rrëshajës, aty ku u krezmuan adoleshentë. Vetëm në Katedralen e Shën Shtjefnit u krezmuan 105 fëmijë.

 

Artikulli paraprakRISHPËRNDARJA E BUXHETIT TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërSHËNGJINI DHE TALJA, GATI PER TURIZËM