Festa Kombëtare e Austrisë, ka mbledhur në Shkodër personalitetet me të larta të pushtetit vendor, perfaqesues te institucioneve, ndërkohe që nuk ka munguar as prezenca e Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

Konsulli i nderit i austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza gjatë fjalës së mirëseardhjes, ka dhene lajmin qe viti i ardhshëm do të jetë viti i miqësisë mes Shqipëri dhe Austrise. Ambasadori Sattler, gjatë fjalës së tij u ndal tek lidhjet e hershme që ekzistojnë mes dy vendeve.

Me nje shkodrane të mësuar, Sattler ka falenderuar shkodrën për mikpritjen. Konsullata Austriake në Shkodër është rihapur në vitin 2004, si shenjë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve që ekzistojnë mes Shkodrës dhe Austrisë prej shekujsh

Artikulli paraprak“ARTI POETIK I NICOLAS BOILEAU”
Artikulli tjetërMES GROPAVE DHE PLUHURIT NË DOBRAÇ TË RI