Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti Shefen e Departamentit të Hetimeve Kriminale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike në DASH,

Karen Riley, e cila shoqërohej nga Antonio Zamudio, Shef për Hetimet Kriminale në Zyrën Rajonale të Sigurimit në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë dhe Chuck Harrison, Agjent Federal për Hetimet Kriminale për Ballkanin.

Vizita ishte në kuadër të bashkëpunimit të Zyrës së Hetimeve Kriminale ne Departamentin e Shtetit dhe Policisë së Shtetit.

“Bashkëpunimi është çelësi i suksesit, pasi shpesh mund të kemi dëshirë e vullnet, por pa bashkëpunim dhe mbështetje nuk mund të ketë sukses.

Falë këtyre dy komponentëve u bë i mundur finalizimi i dy operacioneve shumë të suksesshme “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe operacioni policor “Rruga e gabuar”, ku u godit grupi kriminal me 36 anëtarë të dyshuar.

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët, e sidomos me ata strategjikë.

Ne jemi të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, dhe kur kemi mbështetje e bashkëpunime të tilla, pa asnjë diskutim që rezultatet janë vetëm pozitive”, tha Drejtori Veliu.

Artikulli paraprakPRANGA “JURISTËVE TË RREMË”, PREMTONIN LICENCA PËR MËSIMDHËNIE NË KËMBIM TË PARAVE
Artikulli tjetërKAPET NJË 20 VJEÇAR ME TRE KLANDESTINË NË MAKINË