Me rastin e festës së Krishtlindjeve Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë një urim të veçantë për të gjithë shqiptarët duke ju uruar besimtarëve të krishterë dhe emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe gëzuar këtë ditë të shënuar feste.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shprehet në urimin e tij ndër të tjera se “Festa e Krishtlindjeve, është gëzim i brendshëm e drite paqeje”.

“Krishtlindjet, gëzim i brendshëm e drite paqeje. Një urim të veçantë emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe. Dhimbsuria e bën shoqërinë më të ngrohtë e më të drejtë. Lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bën jetën më të mire”, shprehet Kreu i kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Sot të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të krishterë kremtojnë ditën e lindjes së Krishtit, ndërsa nuk mund të mungojnë urimet për mbarësi dhe arritje në familjet e tyre

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU APELON TË PASURIT TË KËRKOJNË NJË JETË MË TË THJESHTË
Artikulli tjetër“NUK FESTOJ PA TY”, RAMA MESAZH EMOCIONUES PËR KRISHTLINDJEN