Ajazi: Si zbuluam infon për sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Për sulmin terrorist që ishte planifikuar të ndodhte në gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael ka folur për herë të parë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi. Në Komisionin e Sigurisë ku raportoi për veprimtarinë gjatë 2016, ku  Ajazi ka shpjeguar si u mor informacioni për sulmin që ishte planifikuar të ndodhte në Shkodër. “Informacionin na e dhanë amerikanët, merita jonë ishte që lokalizuam shpejt kush ishin këta individë dhe lidhjet që kishin me Kosovën dhe Maqedoninë. U fut në lojë edhe polica e shtetit por edhe shërbimi informativ izraelit Mosad”, u shpreh Visho Ajazi para deputetëve në Komisionin e Sigurisë. Gjithashtu debat mes deputetëve dhe kreut të SHISH ka patur edhe për grabitjen e ndodhur brenda Aeroportit të Rinasit. Deputeti Flamur Çelaj bëri vërejtje për sigurinë brenda aeroportit. Menjëherë sapo nisi mbledhja Visho Ajazi ka kërkuar largimin e mediave. “Ky është një raport sekret dhe ka titullin informacion sekret dhe nuk mund të dalë për mediat”, u shpreh Visho Ajazi.

Artikulli paraprakPROTESTA TË DHUNSHME NË NAPOLI
Artikulli tjetërSHQIPTARI SHPALLET FAJTOR PËR VRASJEN E ÇIFTIT BRITANIK