Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, i shkarkuar nga detyra pak ditë më parë pasi dyshohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Xhelili u denoncua nga një 20-vjeçare, e cila pretendon se ai i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Pas video-skandalit, që u transmetua në televizionin Ora News, qeveria shqiptare ka mori vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune. Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit. Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën kryesimin e Prokurorit të rrethit Gjyqësor Dibër.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakS’PAGUAN 3 VITE QERA, VLLAZNIA HIDHET NË GJYQ NGA PRONARËT
Artikulli tjetërQYTETARËT DENONCOJNË GJENDJEN NË AUTOBUSIN E LINJËS SHKODËR-TIRANË