Nga Kisha Ortodokse në Durrës, teksa uroi festën e Krishtlindjes kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje për një bashkim të fuqishëm ‘si një familje’, për të përballuar çdo të keqe.

“Dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata më shumë në nevojë në mënyrë të veçantë me ata të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit. Gëzuar dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 25.12.2019
Artikulli tjetërNIS SHPËRNDARJA E SHPËRBLIMIT PËR PENSIONISTËT! DATAT KUR MUND TË TËRHIQEN! ISSH: PARATË NUK HUMBASIN NËSE NUK I MERRNI BRENDA VITIT