Në Lezhë Krishtlindjet ishin ndryshe për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre. Me motivin që të gjithë duhet te festojnë, nismës ju bashkuan shumë aktorë.

Këta banorë të Njësisë Administrative Shënkoll në Bashkinë e Lezhës kanë festuar Krishtlindjen falë mbështetjes dhe ndihmës që administrata, biznese të zonës dhe të rinjtë mundësuan për ta. Pamje të tilla kanë shoqëruar krejt territorin e bashkisë. Për administratorin e Shenkollit Albert Rrusti cdo familje, edhe ato në nevojë duhet të festojnë.

Dreka për më shumë se 100 fëmijë nga familje në nevojë ishte zgjedhja që kanë bërë të rinjtë kuzhinierë të Lezhës. Ata kanë gatuar dhe u kanë shërbyër këtyre fëmijëve duke përcjellë edhe mesazhe për më shumë mbështetje ndaj këtyre shtresave.

Pasi kanë dhuruar për ata që nuk kanë, të gjithë kontribuesit e kësaj nisme janë ndjerë se kanë mundur të ndryshojnë dicka për këto familje të paktën për një natë të vetme.

Artikulli paraprakMASSAFRA: KRIJONI NJË FAMILJE TË MADHE
Artikulli tjetërSTUDENTËT I BËJNË DHURATË RAMËS NJË PALË PANTALLONA