Rezultati ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit shkaktoi nje “zemerim” ne radhet e Partise Demokratike, e cila tashme ndodhet në një krizë identiteti.Shumica e mbështetësve të Bashës, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, po i kërkojnë atij dorëheqjen.Nje dite pas zgjedhjeve vendore, te gjithe prisnin reagimin e kryedemokratit Basha pas humbjes se 6 bashkive te vendit. Lulzim Basha tha para gazetarëve se ai nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

Nderkohe, ish-kryeministri Berisha tha se Basha eshte i vetmi politikan ne Shqiperi qe nuk njeh humbje.

Deputetët Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferri, Agron Gjekmarkaj, Ilda Dhori, Dashnor Sula, Emilia Koliqi, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Elda Hoti etj i shprehen prerë Bashës kërkesën për hapjen e një procesi të ri zgjedhor në PD si e vetmja rrugë për shpëtimin e partisë.

I ashpër ka qenë në qëndrimin e tij Helidon Bushati, i cili i ka thënë Bashës se ai dhe Berisha janë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së. Teksa demokratët janë përçarë në dy kampe, një pjesë me Bashën e një pjesë me Berishën, Bushati ka vënë theksin te nevoja për një kongres pajtimi.

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj njoftoi dorëheqjen e tij nga çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike, ndersa tha se ka kërkuar një hap pas nga Basha dhe Berisha që të prevalojë PD.

Nderkohe kandidatët e PD në zgjedhjet e 6 marsit, humbjen drastike të PD nuk ia kanë faturuar Bashës por deputetëve të tij.

Nje tjeter doreheqje erdhi me pas ne radhet e PD.Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës në PD, Flutura Açka dha dorëheqjen nga funksionet e saj në parti. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Açka nënvizon se dëshiron që opozita të vihet në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist.

Me pas ishte Grida Duma e cila dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së partisë, si një formë sipas saj për të shpëtuar partinë për të cilën thotë se është në ditët më të vështira.
Emocionale i ka cilësuar Gazmend Bardhi kërkesat e disa deputetëve demokratë për dorëheqjen e Bashës pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 6 marsit për të cilin fajësoi grupin e Berishës.

Edhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj u rreshtua kundër Lulzim Bashës, i cili sheh doreheqjen e tij si te vetmen zgjidhje për shpëtimin e PD.

Pas gjitha zhvillimeve ne PD, e ndryshme ishte me pas deklarata e kryedemokratit Basha I cili tha se është në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme.
Por, serish vijuan kerkesat e deputeteve demokrate per doreheqjen e Bashes. Pas Enkelejd Alibeajt, edhe Jorida Tabaku, 2 mbështetësit e tij kryesor i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës. Ajo ka deklaruar se është gati që të heqë dorë dhe nga posti i deputetet, për të mirën e PD, e ndërsa tha se duhet gjetur patjetër se cili është hapi përbashkues i të gjithë demokratëve.

Deputetet e PD vijojne kerkesen e tyre qe kreu I PD Basha dhe lideri historik I PD Berisha te bejne nje hap pas per te bashkuar partine dhe demokratet, Berisha ne deklaraten e tij te fundit u shpreh se ka një përplasje te stisur mes blofit dhe votës së lirë, por që në fund Bashës do i mbes blofi në dorë.

Zgjedhjet e 6 marsit kishin një vlerë të madhe për elektoratin demokrat, ku pritej të tregohej mbështetja e demokratëve të cilët prej muajsh tashmë janë ndarë në dy fronte, ata që mbështesin Bashën dhe grupi mbështet Berishën.

 

Artikulli paraprakDITA E KONSUMATORIT, “NUK KEMI SIGURI TEK USHQIMET”
Artikulli tjetërGOLEM, AMORTIZIMI I RRUGËS PROBLEM PËR INVALIDËT