Dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do mbërrijnë sot në Tiranë për krizën politike.

KE dërgoi në Shqipëri gjermanin Andrej Hunko dhe irlandezin Joseph O’Reilly.

Sipas axhendës së dy parlamentarëve, të cilët raportohet se do qëndrojnë deri më 30 tetor, diskutimet e tyre parashikohet të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës së tyre ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, kryetarët e partive parlamentare dhe jo parlamentare dhe shoqërinë civile.

Artikulli paraprakISH-KRYEMINISTRI GREK: BALLKANI VRIMË E ZEZË, SHQIPËRIA TË PLOTËSOJË KUSHTIN PËR MINORITETIN
Artikulli tjetërRUDINA HAJDARI: JAM KËRCËNUAR NË ZYRË! KUVENDI TË MARRË MASAT PARA SE TË KETË NDONJË VIKTIMË