Policia e Krujës ka asgjesuar 20 mijë bimë naroktike të llojit kanabis sativa, e cila ishte mbjellë në disa sera në fshatin Arameras.

Në pranga është vënë një 65-vjeçar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim. “Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 06.05.2016, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Arameras”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Vesel Sala 65 vjeç, banues në Krujë. Arrestimi I tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në serat e tij, në fshatin Aramera, Krujë, i’u gjetën dhe i’u asgjesuan me anë të djegies rreth 20 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit A. Sala 40 vjeç, banues në Arameras”, sqaron policia. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Kultivim të bimëve narkotike ” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLAJM I MIRË PËR SHQIPTARËT NË ANGLI, JA KUSH DO TA DREJTOJË LONDRËN
Artikulli tjetërPROJEKTI PËR STADIUMIN, BASHA: ËSHTË KORRUPTIV E KLIENTELIST