Prezenca e ekipit shqiptar në qytezën e vogël franceze Perros Guirec është një ngjarje e madhe për banorët atje.

Kryebashkiaku Erven Leon thotë se qyteti po ndjen anën pozitive të vendosjes në qendër të vëmendjes. “Kjo do t’i bëjë shumë mirë turizmit”, thotë ai. Kryebashkiaku tregon se i ka kërkuar të gjithë lokaleve e dyqaneve në qytet të vendosin flamurin shqiptar dhe atë francez dhe shpreson që Shqipëria e Franca të barazojnë 1-1 e në qytetin e tij të shkojnë sa më shumë media. Më tej kryebashkiaku shton se nga Shqipëria nuk kishte njohuri të mëdha përveç vetëm Lorik Canën. Lojtarë të tjerë nuk njoh nga Shqipëria. Kam dëgjuar dhe kam parë nga foto të ndryshme për bukuritë e bregdetit tuaj. Më tej ao ka shtuar edhe mendimin e tij rreth ndeshjes së Shqipërisë ku mendon dhe shpreson se rezultati do të dalë 1- 1. Shoh një rezultat të mirë në Marsejë dhe më pas shumë media këtu në Perros. Shpresoj dhe uroj që Franca dhe Shqipëria të kualifikohen për në turin tjetër.

Artikulli paraprakBERISHA PËR RAMËN: ÇOJENI NË PSIKIATRI SKIZOFRENIN
Artikulli tjetërFOTOJA E KRYEMINISTRIT RAMA QË PO ÇMEND GREKËT