Në orën 12:00 opozita do të zyrtarizojë vendimin për aksionin kundër qeverisë. “Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mendoj që mesazhi këtu është për qytetarët që të mos njohin shtetin dhe postblloqet e Edi Ramës. I bëj thirrje Ramës, që meqë i ka qejf gratë dhe vajzat që i rreh dhe i godet ti lirojë një orë e më parë, por edhe artistët. (Bie kambana) Kjo kambanë i ndihmoftë shqiptarët dhe pastrofshin shpirtin e Edi Ramës.

Të marrin përgjegjësi për dhunimin dhe u bëj thirrje shqiptarëve që nuk është koha për të parë politikën, por familjet dhe të ardhmen. Tani nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit, por b*thën e Edi Ramën. Po bëj thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, prokurorët që hanë dhe pinë në qendrat e drogës. Shqiptarët të mos njohin bastardët që përdorin Shqipërinë për benefitet e tyre. Hapat e tjerë do të jenë hapa pas hapi. Luftën e shpallën. Në orën 12:00 do të keni vendimin e opozitës të finalizuar. Mos njihini, gjobat, postblloqet dhe taksat e Edi Ramës” tha ajo.

Artikulli paraprakBASHA: ME SHEMBJEN E TEATRIT, RAMA I VURI KAZMËN THEMELEVE TË SHOQËRISË, DHUNA E PAPRANUESHME
Artikulli tjetërSHEMBJA E TEATRIT, VAJZA E MITRUSH KUTELIT: DITË ZIE, KAZMAXHINJTË E NATËS DOGJËN KULTURËN E TIRANËS