Kryeministri Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit të Jashtëm.

Me 77 vota pro dhe një abstenim,ai i Spartak Brahos, deputetët e mazhorancës miratuan dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bushatit dhe me 78 vota pro miratuan emërimin e kryeministrit Rama.

Në nisje të sesionit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri apeli që opozitë ti bashkohet debatit në Parlament, ndërsa kërkoi vullnet për miratimin e reformës zgjedhore.

Ruçi: Prezenca e opozitës e bën shumë produktive, e bën konfliktuale, por e bën edhe më demokratike. Të miratojmë ndryshimet në kodin zgjedhor. Zgjedhjet të mos pengojnë finishin tonë drejt Evropës. Si ligjvënës ti përgjigjemi aspiratës evropiane të shqiptarëve. Shumica dhe opozita të bashkojnë vullnetin pa kushte.

Në këtë seancë, ndër të tjerat, do të bëhet votimi i dekretit të Presidentit për shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të Kryeministrit Edi Rama, si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Artikulli paraprakKUVEND, RAMA: SOT ËSHTË 21 JANARI, 8 VITE MË PARË KJO OPOZITË VRAU!
Artikulli tjetërKONFIRMOHET SHQIPTARI I MUROSUR NË VILËN LUKSOZE