Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Në një intervistë për televizionin “Alfa” në Athinë, Tsipras u shpreh se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar me Shqipërinë.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë.

Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri. Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke,”- u shpreh kryeministri grek.

Artikulli paraprakKRYEMADHI ME FLECKENSTEIN: RAMA BLLOKUESI I INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE
Artikulli tjetërSEKUESTRO PREVENTIVE PËR MBI 720 HA PYJE DHE KULLOTA