E majta ka mbrojtur Ligjin për Mbetjet dhe ka qenë kryeministri Rama që ka dhënë garancinë e plotë se, vendi nuk kërcënohet nga asnjë lloj rreziku.

Sic theksoi Rama, importi i mbetjeve do të bëhet nga 3 pika në vend, cdo material që do të futet do të analizohet në laboratorë me standarde dhe të certifikuar nga BE. Rama theksoi lajmi mirë do të jetë dhe punësimi, pasi vetëm në hapat e parë priten të hapen 3 200 vende pune. Kryeministri Rama foli përsëri për ligjin i importit të mbetjeve të riciklueshme duke thënë se mafia punon me qeveritë që riciklojnë armë dhe jo me ato që riciklojnë mbetje. Rama: Ishte e vërtet dje, është e vërtetë sot dhe do jetë gjithmonë që ka një mafie të plehrave që synon territore pa kontroll dhe bashkëpunon me qeveri që nuk kanë interesat e publikut në qendër të vëmendjes së tyre. Nuk kam ca tju bëj as juve dhe as kujt tjetër që këtu ka vetëm një aryse për të marrë fjalën për të cuar axhenden të helmimit sa më intesive të atyre që na dëgjojnë, E vërteta është gjeja e fundit që ju shqetëson kur tregoni popullit brockulla Në ligjin tuaj kishte hapësirë të plotë që ky ligj i përjashton Për djegien, për varrosjen e plehrave të importuara. Ky ligj nuk ka një hapësirë të tillë. Pra Shqipëria nuk hapet ndaj importit të plehrave. Ky ligj krijon hapësirë më të kufizuar se Mali i Zi, Sollovenia, Serbia, Kroacia dhe të gjitha vendet që kanë qenë në bazë të Marrëveshjesh së Stabilizim Asoccimit të detyruar të adopotojnë një listë të gjelbër komunitare. Kush thotë që këtë ligj nuk e kanë të tjerët nuk di c’flet. E dyta është e qartë që mafia nuk punon me qeveritë për të ricikluar letër, për të ricikluar karton, për të ricikluar plastik, për të ricikluar metale të lehta që janë në fakt mbetjet e ambalazheve ushqimore. Mafia punon me qeveritë për të ricikluar armë dhe predha. Ky ligj nuk lejon as ndërtimin e incerenatorëve me volum të madh që vendet e tjera i ndërtojnë bazuar në kuota importi. Ka arsye qeveria që të marrë këtë hap edhe për një shkak tjetër dhe unë larg qoftë të mendoj dhe jo ta shpreh për të bërë populizëm dhe për t’iu rrotulluar thikën në plagë atyre që janë në situatë të vështirë….të thithin helmet tuaja që ne jemi qeveri në mbështetje të bzinesit. Sasia e mbetjeve që parashikohet për tu ricikluar është qesharake në raport me BE-në si tërësi interesash. Është sasi e barabartë me mbajtjen në punë të 4 fabrikave të mëdha për Shqipërinë dhe një dyzine punishtesh. Kjo është një nga industritë më të sponsorizuara në axhendën globale të mejdisit. Vendet që nuk e kanë këtë industri janë të destinuara të vuajnë dhe janë të destinuara që kurrë mos arrijnë të ngrejnë një sistem riciklimi. Madje po të shikosh gjithë mbështetjen që i bëhet vendeve të varfëra nga strukturat e organziara për mbrojtjen e mjedisit, kjo e riciklimit është ndër zërat kryesorë. Fondacioni Clinton për ca arsye ka dhënë qindra milionë për të bërë këtë gjë në vendet më të varfëra në botë. Që të cojë mafian atje? Nëse ne do të rrefuzonim të konsideronin 130 mln euro investime në këtë industri dhe të nisëmi nga koka juaj që skeni parë një fabrikë riciklimi.

Artikulli paraprakRAMA,BISEDOVA ME METEN PER KOLACIONIN NE 2017-EN
Artikulli tjetërMBETJET,KRYETARI I BASHKISE E PARMES BASHKOHET ME PROTESTUESIT