Është përkujtuar 74-vjetori i lëvizjes së parë antikomunistë në Europë që është kryengritja e Postribës në Shkodër. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se në ditët e sotme PD ka përballë bijtë dhe nipat e etërve komunist ndërsa kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli e quajti qeverisjen e Edi Ramës si një komunizëm i dytë.

Ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i pranishëm në përkujtimin e kryengritjes së Postribës deklaroi se ajo që po ndodh në Shqipëri është një ringjallje agresive e simptomës komuniste.

74 vite më parë Postriba organizoi një lëvizjes në vitin 1946 kundër regjimit komunist që kishte vetëm një vit që ishte instaluar por ajo kryengritje u shtyp nga diktatura e kohës.

Artikulli paraprak“Green Lands”, projekti pilot pajis me kosha rreth 1000 familje ne Malesi te Madhe
Artikulli tjetërLËVIZJA E POSTRIBËS, ISH TË PËRNDJEKURIT: JEMI NË DIKTATURË