Policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë e Elbasanit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili prej viti 2017 ishtë shpallur në kërkim.

Policia thotë se shtetasi me iniciale A.S., akusohet si i dyshuar për 2 ngjarje me eksploziv, të ndodhura në vitin 2017 në Elbasan.

“42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan”, thotë policia.

Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMALI I ZI BLLOKON ÇANTAT ME DROGË NGA SHQIPËRIA, NDALON DHE 3 MALAZEZË
Artikulli tjetërUEFA FLET SHQIP,SHQIPËRIA E PËRFAQËSUAR NË 8 KOMISIONE TË NDRYSHME