Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik, Europa Qëndrore si dhe Vendet Nordike do të mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat e dendura do të sjellin rrebeshe shiu.

Ndërsa Gadishulli i Ballkanit, vendet e Europës Lindore Ishujt Britanikë do të paraqesin mot të kthjellët.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 10.05.2021
Artikulli tjetërTJETËR 24 ORËSH PA SHTRIME NË INFEKTIV, KALO: S’ËSHTË MOMENTIN TË THEMI FITORE , KEMI ENDE PUNE PËR TË BËRË NDAJ COVID